Tasholli: Ekspertët juridik kanë shqetësime me mënyrën se si po shkon procesi gjyqësorë
Analisti Ismail Tashholli në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka thënë se korrektësia politike po e prodhon “metafiziken e patetizmit”. Nganjëherë korrektësia politike po bëhet më shumë se krejt folklori jonë. Krejt ekspertët ndërkombëtarë, juridik, ekspert politiko-juridik kanë shqetësim me mënyrën se si po shkon procesi dhe ne spaskemi të drejtë të shqetësohemi sepse, në […]
Analisti Ismail Tashholli në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka thënë se korrektësia politike po e prodhon “metafiziken e patetizmit”.
Nganjëherë korrektësia politike po bëhet më shumë se krejt folklori jonë. Krejt ekspertët ndërkombëtarë, juridik, ekspert politiko-juridik kanë shqetësim me mënyrën se si po shkon procesi dhe ne spaskemi të drejtë të shqetësohemi sepse, në emër të drejtësisë”, ka thënë ai.
Tasholli tutje ka thënë se si popull duhet të jem të pjekur për të kërkuar atë drejtësi, andaj “ne jemi edhe jemi duke kërkuar atë drejtësi dhe duhet me ndodhë ajo drejtësi”
“E thamë që në fjalinë e parë është e pa alternativë[drejtësia], por ne po shqetësohemi me mënyrën se si po prodhohen ngjarjet në Kosovë. Si vend i vogël, pa takat politik që po kusuritet me kontekste të caktume të interesave politike… nuk kem hesap e as imunitet si shoqëri me interpretua e me i ri-interpretua historinë dhe ngjarjet varësisht ndërrimeve gjeopolitike… mos t’i përmendi pesë emra të mëdhenj të botës juridike që janë të shqetësuar me këtë proces”.
Ai ka thënë se ushtarët e UÇK-së kanë kaluar me vite nëpër procese gjyqësore nga Administrata e UNMIK-ut dhe nga EULEX.
“UÇK-ja 20 vjet ka kaluar nëpër procese të EULEX-it [dhe UNMIK-ut]. Drejtësinë deri vonë EULEX-i e ka pas të mbikëqyrur edhe nën kontroll, mos e pat edhe sot… prodhimi i drejtësisë te na ka derivu prej EULEX-it, ti ka mbajt lidhë një e nga një ushtarë e komandantë. Aq shumë ka pasur të burgosur të UÇK-së në këtë vend të mbushet mendja që ushtrinë e Kinës e kemi. Për kokë banori sa është fy kjo shoqëri është shumë e madhe dhe këtë fyerje nuk mundet me mbajt kjo shoqëri”, ka thënë Tasholli.















