Tasholli: Kurti e di sa analfabetë funksionalë ka Kosova për nga numri i përkrahjes që ka

Analisti politik, Ismail Tasholli ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e kësaj partie, njëherësh kryeministër i Kosovës, Albin Kurtin, për deklaratat e tij dhe të këshilltarit politik, Elvis Hoxhës

Ismail Tasholli

Analisti i çështjeve politike, Ismail Tasholli, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se thirrja e grevave po bëhet në kohën kur shumica e fëmijëve dalin analfabetë funksionalë.

Tashalli ka deklaruar se nëse Kurti mendon që shkollat në Kosovë prodhojnë tri të katërtat analfabetë funksionalë ka të drejtë, pasi sipas tij, ai e di këtë më së miri për nga numri i përkrahjes që ka.

“Nëse Kurti mendon se shkollat ne Kosovë prodhojnë tri të katërtat analfabetë funksionalë, ka të drejtë. Këtë e di ai më së miri për nga numri i përkrahjes që ka. Numri i përgjithshëm i studentëve në Universitetin e Prishtinës domethënë pa i llogaritur ato private, vitin 2021/22 ka qenë 31 mijë e 667. Kalkulojeni në 20 vjet mbas lufte sa dalin saktë dhe kthejeni në përqindje të votuesve të tij. Plus, shtini mërgimtarët (që i ofendoi) në këtë kalkulim dhe ju dalin shifrat”, është shprehur Tasholli, në një postim në rrjetin social Facebook.

Ndërsa, Tasholli ka reaguar edhe për deklaratën e këshilltarit politik të Kurtit, Elvis Hoxha, i cili ka quajtur kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharj, “anëtar të partisë serbe”.

Tasholli pas kësaj deklarate e ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje (VV), duke e quajtur ironikisht “albano-detektor”

“Shih ti, u bë halli i VV “albano-detektor”,  me na tregu neve a është Rrahman Jasharaj shqiptar a jo”, është shprehur ai.

Ndërkaq, ai ka thënë se edhe personat që kanë votuar pro Qeverisë Kurti, mendojnë të njëjtën gjë sikur Hoxha për Jasharajn.

“Për besë, edhe ata që e kanë votu e mendojnë kështu, tu e sulmu Jasharajn, bajagi magarë duhet me kanë”, ka thënë Tasholli.

Gjatë ditës së premte, Kurti kishte deklaruar se është e papërgjegjshme që të bëhet vetëm thirrje për rritje pagash, në kohën kur shumica e fëmijëve dalin analfabetë funksionalë.

“Duke nxjerrë analfabetë e duke menduar veç për paga, po na shtohen lista sociale ose asistencë dhe punëtorë krahu në Gjermani”, kishte deklaruar Kurti, të premten.

Ndërsa, Hoxha, i kishte kërkuar falje kryesindikalistit Rrahman Jasharaj, pasi e kishte quajtur “anëtar të partisë serbe”.

Hoxha ka thënë se nuk ka turp të kërkojë falje, dhe se e gjithë deklarata e tij ishte e rrënjosur në një lajm të shpërndarë nëpër disa media, i cili tash i doli të jetë i pakonfirmuar.

Hoxha e kishte ripërsëritur disa herë se kërkim faljen po e bën vetëm ndaj komentit që pati për Jasharajn, derisa ka thënë se e konsideron të papranueshme këmbënguljen e Jasharajt për ta vazhduar mbajtjen e grevës në arsim.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika