Tasholli: Më 12 shtator Prishtina do të presë Marshin më të madh për Liri

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka paralajmëruar se më 12 shtator në Prishtinë do të organizojë **Marshin për Liri**, vetëm katër ditë para verdiktit final ndaj udhëheqësve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ismail Tasholli nga “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka thënë se marshi i 12 shtatorit pritet të jetë **më i madhi dhe më masivi i organizuar deri më tani nga kjo platformë**.

Sipas tij, mesazhi i marshit tejkalon kufijtë e Kosovës, pasi pritja për vendimin e 16 shtatorit prek gjithë shqiptarët.

“Madje edhe jashtë kufijve të Kosovës, krejt shqiptaria po pret, sepse është një udhëkryq shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit”, ka thënë Tasholli.

Ai ka theksuar se 16 shtatori do të jetë një datë me peshë të veçantë për Kosovën.

“Mbas 16 shtatorit, Kosova më nuk do të jetë e njëjtë. Pritja jonë është pritje e gjatë dhe një lloj pritjeje e vazhdueshme, e cila na ka ndejt mbi krye dhe na ka bërë presion padrejtësisht”, ka deklaruar ai.

Tasholli ka bërë të ditur se, pas marshit të 12 shtatorit në Prishtinë, një marsh me të njëjtën moto do të organizohet edhe në Hagë më 16 shtator, në ditën kur do të mbahet seanca.

“Të njëjtin marsh, me të njëjtën moto, do ta kemi edhe në Hagë më datën 16, në vendin ku do të mbahet edhe seanca”, ka thënë Tasholli.

Ai ka theksuar se “Liria ka Emër” synon që përmes këtij organizimi të bashkojë qytetarët pavarësisht prejardhjes së tyre politike, kulturore apo gjeografike, duke e konsideruar pikërisht këtë unitet si mesazhin kryesor të Marshit për Liri.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika