Tasholli: Presidentja Osmani cilësohet si patericë e Qeverisë

Analisti politik, Ismail Tasholli, vlerëson se fjalosja e presidentes në Kuvend me kryeministrin Albin Kurti ka të bëjë kryesisht me çështje të pushtetit dhe jo me parime

Ismail Tasholli

“Presidentja deri më sot është cilësu si patericë e pushteti apo notere e pushtetit”.

Kështu e sheh rolin e presidentes Vjosa Osmani, analisti politik, Ismail Tasholli, i cili theksoi se fjalosja e saj me kryeministrin, Albin Kurti, sot në Kuvend, ka të bëjë më shumë me pushtet dhe jo me parime.

“Shpeshherë është kritiku për mosneutralitetin e saj në raport me diskursin e pushtetit që e ka pasë në hapësirën publike të ligjërimit politik. Edhe tensioni më duket një lloj shtihimi i kalkulimeve të hiseve të caktuara të pushtetit”, tha ai.

Tasholli pati kritika edhe për Qeverinë e Kosovës, dhe raportin e akuazat e përfaqësuesve të saj ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Kushtetuesja është garancia kryesore e qytetarëve… ajo është garanca e stopimit e secilës ambicie politike që e ka për qëllim mirëmbajtjen e pushtetit. Nëse e thyejmë shembemi si shoqëri. Nuk kemi garanci tjetër. Sot është Kurti nesër dikush tjetër, nuk ka lidhje kush është në pushtet”, tha ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika