Taulant Lutfiu shkëlqen ndaj Dritës, tërheq vëmendjen e klubeve tjera
Mbrojtësi i Feronikelit, Taulant Lutfiu, ka zhvilluar një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen ndaj kampionëve të Superligës së Kosovës, Dritës, duke u veçuar si një nga lojtarët më të mirë në fushë. Lutfiu, 23-vjeçar, u rikthye me formë të lartë pas një lëndimi që e kishte mbajtur jashtë fushave për disa javë. Ai u dallua me […]
Mbrojtësi i Feronikelit, Taulant Lutfiu, ka zhvilluar një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen ndaj kampionëve të Superligës së Kosovës, Dritës, duke u veçuar si një nga lojtarët më të mirë në fushë.
Lutfiu, 23-vjeçar, u rikthye me formë të lartë pas një lëndimi që e kishte mbajtur jashtë fushave për disa javë. Ai u dallua me lojën e tij të sigurt me topin në këmbë, duelet e fituara dhe dominimin në ajër, duke kontribuar ndjeshëm në performancën solide të skuadrës së tij.
Mbrojtësi shtatlartë, që më parë ka qenë pjesë e ekipit zviceran Stade-Lausanne Ouchy, synon të lërë gjurmë edhe në futbollin elitar të Kosovës, pas përvojës së fituar në Zvicër.
Forma e tij e lartë nuk ka kaluar pa u vënë re – disa klube tashmë kanë shprehur interesim për shërbimet e lojtarit nga Vitia, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes në këtë merkato.
















