Trajneri i Ulpianës, Emin Bajrami, e ka kujtuar fitoren e Fushë-Kosovës në tavolinë para disa javësh me rezultat 3-0 kundër Vjosës. Inkuadrimi i një futbollisti junior në minutën e 94-të i kishte kushtuar me tre pikë të humbura skuadrës nga Shtimja.

Bajrami ka dyshimet e tij se kjo kishte qenë e programuar dhe kishte pasur qëllim të caktuar.

“Çdo lojë e juniorëve fillon në ora 13:00, i vetmi rast në Kosovë po ndryshon ligji e të gjitha akteret kryesore dhe po fillon loja e juniorëve e Vjosës në 13:30. Unë po besoj se kjo ka qenë shumë e programuar, ka pasur qëllim të caktuar. Mendimi im është se ka pasur qëllim të caktuar, ’’ tha ai në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.

Megjithatë, shefi i shtabit teknik të Ulpianës thotë se ka respekt të pafund për trajnerin e Fushë-Kosovës Burim Shala dhe presidentin e klubit, që sipas tij ka qenë aftësi e tyre që kanë arritur ta zbulojnë këtë lëshim të Vjosës.

‘’Mendimi im është se ka pasur qëllim të caktuar, prapë se prapë bravo ju qoftë unë po them se kam respekt të pafund për trajnerin Burim dhe presidentin e klubit, kjo është aftësia e tyre. Por, mua si trajner personalisht kjo më ka goditur shumë,’’ tha ai.

Kur ka mbetur edhe një xhiro nga fundi i Ligës së Parë, Grupi B, kujtojmë se Fushë-Kosova është shpallur kampion duke fituar garën me Ulpianën, e cila inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar do ta synojë nga barazhi.

Emisioni ‘Dueli Sportiv’ transmetohet çdo të diel nga ora 22:00 në RTV Dukagjini.

Në vazhdim do të ketë edhe shumë risi të tjera përveç analizave të futbollit vendor.