Rajoni lindor i Taxhikistanit është goditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 shkallë.

The Washington Post bën të ditur se epiqendra e këtij tërmeti ishte në afërsi me Kinën.

Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale.

Lëkundjet e tokës u regjistruan rreth orës 6:36 sipas kohës lokale.

Gjithashtu, sipas raportimit të WP lëkundjet janë ndier edhe në Kinë, dhe aty raportohet se shkalla e tërmetit ishte 7.3.