Të akuzuarit për vrasjen e Bedri Rexhepit mohojnë akuzat

Pamje nga seanca. 14 nëntor 2022. FOTO: RTV DUKAGJINI





Nexhat Vllasaliu, njëri nga të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit, Bedri Rexhepi është  deklaruar i pafajshëm për dy pikat e aktakuzës.

Ndërsa i akuzuari Jeton Vllasaliu i ka shprehur ngushëllime familjarëve, e që kjo solli një reagim të familjarëve.

Po ashtu edhe ai është deklaruar se nuk ndihet fajtor në disa pika të aktakuzës.

Të hënën e 14 nëntorit, po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj dy vëllezërve Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit, Bedri Rexhepi.

Ndërkaq, më 25 tetor, gjyqtarja Medie Bytyqi e kishte shtyer seancën deri më 14 nëntor pasi kishte deklaruar se nuk janë plotësuar kushtet për vazhdimin e shqyrtimit fillestar ngase palët nuk janë pajisur me të gjitha shkresat e lëndës.

“Pas dëgjimit të palëve dhe për shkak se gjykata nuk mund të vazhdojë më tutje pasi nuk janë plotësuar kushtet për vazhdimin e shqyrtimit fillestar ngase palët nuk janë pajisur me të gjitha shkresat e lëndës. Gjykata merr aktvendim për shtyrjen e gjykimit fillestar për datë 14 nëntor në orën 13:30”, kishte thënë Bytyqi.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 18 tetor, kishte mbajtur konferencë për media lidhur me rastin e vrasjes së biznesmenit, Bedri Rexhepi.

Prokurori i rastit, Armend Hamiti ka bërë të ditur se Bedri Rexhepi është vrarë nga vëllezërit, Jeton dhe Nexhat Vallasaliu, për shkak të përftimit material, gjegjësisht shumës prej 30 mijë eurosh.

Ai, ndër të tjera, ka bërë të ditur se pasi është vërtetuar identiteti i viktimës dhe pas hetimeve, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, të cilët dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

Hamiti, ndër të tjera, ka bërë të ditur se hetimi ka zgjatur 18 muaj.

Vrasja ka ndodhur për shkak se të pandehurit, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu kanë menduar që Bedri Rexhepi i posedon këto para.

“Kam arritur të vërtetoj dyshimin mirë të bazuar se Jeton dhe Nexhat Vllasaliu kanë kryer veprën penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe dëmtim i varreve”, ka deklaruar Hamiti.

Nis shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarve për vrasjen e Bedri Rexhepit





Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika