Të artat olimpike po marrin pjesë në Kampin ndërkombëtar në Golem të Shqipërisë

Në Golem të Shqipërisë siç njofton FXHK po mbahet Kampi ndërkombëtar që udhëhiqet nga Driton Kuka, në të cilin po marrin pjesë tri të artat olimpike Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi

Ilustrim





Kampi ndërkombëtar që po mbahet në Golem të Shqipërisë po udhëhiqet nga trajneri i xhudos, Driton Kuka.

Në Golem po marrin pjesë edhe tri të artat Olimpike, trajnerja Majlinda Kelmendi dhe garueset Nora Gjakova e Distria Krasniqi.

Në këtë Kamp po marrin pjesë mbi 100 garues nga afro 15 shtete pjesëmarrëse.

Ky Kamp, siç shkruan Federata e Xhudos e Kosovës, në rrjetin social Facebook është një përgatitje para garës Masters që do të mbahet në Jeruzalem të Izraelit me datë 20-21 dhjetor 2022.

Federata e Xhudos ndër të tjera, ka shtuar se stërvitjet po kalojnë mirë dhe pa lëndime.

Ilustrim

Ndërkaq, garuesit në këtë kamp janë nga këto shtete: Kosova, Shqipëria, Zvicra, Finlanda, Italia, Hungaria, Kroacia, Sllovenia, Greqia, Bosnja e Hercegovina, Azerbajxhani, Turqia, Spanja, Bullgaria dhe Çekia.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika