Të ashtuquajturat “kushtëzime” – BE i kërkon Kosovës kthimin në dialog

Bashkimi Evropian ka ripërsëritur kërkesën ndaj Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit. Madje, ka thënë se ka kushtëzime për ta bërë një gjë të tillë, duke aluduar në Kosovën. Por, zëdhënësi i BE-së ka thënë se ndaj kushteve të tilla, zyrtarët evropianë kanë qenë mjaft të qartë

Këtë qëndrim të presidentes Vjosa Osmani se pa u sanksionuar Vuçiqi nuk ka arsye të takohet me të, duket se Bashkimi Evropian e ka marrë si kushtëzim të Kosovës ndaj dialogut.

Për kushte të tilla ka folur sot zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ndonëse nuk ka specifikuar se nga cila anë vijnë ato.

Mirëpo, Stano ka qenë goxha i ashpër kur u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen menjëherë bisedimeve pas ngjarjeve në Banjskë.

“Në këtë fazë vërtet duhet të shohim hapat e parë drejt deskalimit kuptimplotë, t’i kthehemi dialogut dhe kur bëhet fjalë për ngjarjet e 24 shtatorit hetimin e plotë përfundimtar. Ndërsa sa i përket për të ashtuquajturat kushte për kthimin në dialogun e BE-së, partnerët ndërkombëtarë ishin shumë të qartë se dialogu duhet të rifillojë, të dyja palët duhet t’i kthehen dialogut. Pikë”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Në konferencën e së martës, Stano është pyetur edhe nëse Brukseli po përgatit pako masash kundër Serbisë, por ai ka thënë se kjo është çështje konfidenciale.

“Puna jonë ka të bëjë me vendimet dhe rezultatet, jo me procedurat. Procedurat janë të brendshme dhe konfidenciale, kështu që zakonisht nuk do të hyj në detaje duke përshkruar atë që po bëhet, që po përgatitet ose jo. Bashkimi Evropian ishte shumë i qartë, nëse nuk do të ketë ulje të tensioneve, është i gatshëm të prezantojë masa të caktuara në përgjigje të tyre. Disa nga masat tashmë janë prezantuar, ne jemi gjithashtu gati kur shtetet anëtare të bien dakord që të shqyrtojnë masa jo vetëm kundër Kosovës, por edhe ndaj Serbisë”, vijon ai.

Me cilat institucione duhet të bashkëpunojë Beogradi për hetimin e ngjarjeve në Banjskë, ishte pyetja tjetër që iu parashtrua Stanos. Edhe për këtë çështje tha se zyrtarët evropianë kanë qenë mëse të qartë.

“Presim bashkëpunim të plotë dhe të pakushtëzuar nga Serbia. Se si bëhet kjo varet nga Serbia. Ka mënyra nëse ka vullnet, ka shumë mënyra të mundshme, nuk na takon neve të dërgojmë mesazhe përmes domenit publik, partnerët tanë serbë e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë pritet të bëjnë”, ka përfunduar Stano.

Hapat e ardhshëm të Brukselit, sipas Stanos, do të ndërmerren pasi të përfundojë hetimi i plotë për sulmin e 24 shtatorit dhe kryeqendrës evropiane t’i paraqiten rezultatet.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika