Të dërguarit e Gjermanisë dhe Francës për dialogun takohen të premten me Kurtin

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së bashku me këshilltarët e rinj nga Gjermania dhe Franca, do ta vizitojnë Kosovën të premten, dhe pas saj edhe Serbinë

Jens Plotner - këshilltari kryesor në politikën e jashtme i kancelarit gjerman, i dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Emmanuel Bonne - këshilltari kryesor në politikën e jashtme i presidentit francez

Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, dy këshilltarët e emëruar nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi, do të vizitojnë Kosovën të premten së bashku me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lajmin për RTV Dukagjini e kishte konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka theksuar se qëllimi i kësaj vizite është “të eksplorohen opsionet për përparimin në dialog”.

Stano ka thënë se përpos  takimit me kryeministrin e Kosovës, një takim i ndarë është planifikuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Gjatë vizitës janë të planifikuara takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, konfirmoi Stano.

Para pak ditësh, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pranuar një letër të përbashkët nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Bazuar në letër bëhet e ditur se dy këshilltarëve për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune u është dhënë detyra e të ofruarit mbështetje Lajçak-ut në përpjekjet e tij në përparimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Tashmë, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve duke larguar dokumentet hyrëse-dalëse.

Ndërkaq, më 1 shtator të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e vendimit të saj për riregjistrimin e targave të makinave në RKS.

Lajçak sërish viziton Kosovën dhe Serbinë

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika