Të dhunuarit seksualisht gjatë luftës akoma hezitojnë të flasin

Të mbijetuarit e dhunimeve seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, akoma nuk kanë gatishmërinë që të flasin për atë që kanë përjetuar. Shkak kryesor vazhdon të mbetet frika se si do t’i pranojë shoqëria. Për këtë arsye vlerësohet se një numër i vogël i të dhunuarve gjatë luftës, janë paraqitur për aplikimin për njohje të statusit në Komisionin Qeveritar

Lufta e fundit në Kosovë vlerësohet se la dhjetëra mijëra persona të dhunuar seksualisht, shumicën prej tyre gra.

Mirëpo, edhe 23 vjet pas, duket se shumica e viktimave nuk duan të flasin për këtë temë.

Leonora Selmani që ka rreth shtatë muaj që drejton Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, thotë se jo të gjitha viktimat janë të gatshme të bëhen pjesë e këtij procesi.

Leonora Selmani

“Aktualisht i kemi 1715 raste dhe kjo nuk nënkupton se nuk janë më shumë viktima të dhunës seksuale, por nënkupton se jo të gjitha kanë qenë të gatshme të aplikojnë deri më tani. Për këtë arsye edhe kur është bërë legjislacioni të cilin e kemi sot në fuqi, ligji, rregullorja dhe dokumentet e tjera nënligjore është menduar t’iu jepet  afati 5 vjet i aplikimit sepse jo të gjitha viktimat dëshirojnë të aplikojnë  menjëherë, disa nga to kanë krijuar familje, disa nga to i kanë arsyet e ndryshme personale”, ka thënë Leonora Selmani nga Komisioni Qeveritar.

Këtë e konfirmon edhe Sebahate Pacolli Krasniqi, e cila me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, prej pasluftës trajton raste të tilla.

“Ne edhe në këto 20 e më shumë vite që po flasim kemi të mbijetuar që kanë thënë se ne vijmë këtu për rehabilitim dhe trajtim mjekësor, mirëpo assesi nuk kanë gatishmëri ta hapin këtë çështje tek komisioni për qëllime të aplikimit. Madje, ka raste që janë gjendur disi, kanë dalë jashtë Kosovës, ka raste që nuk jetojnë më fatkeqësisht, kështu që ai numër është dukshëm më i vogël”, ka thënë Sebahate Pacolli Krasniqi.

Sebahate Pacolli Krasniqi

Shumica e rasteve që kanë aplikuar në komisionin qeveritar për njohje të statusit, nuk janë duke u trajtuar nga organet e rendit.

Kjo për shkak se edhe shumë të mbijetuar të dhunimeve dëshirojnë që rastet e tyre të mbesin konfidenciale, por edhe për shkak të mungesës së trajtimit të rasteve nga vetë institucionet e drejtësisë.

“Për shumicën e të mbijetuarve dënimi i kriminelëve është niveli më i lartë i pritjeve të cilat i kanë të mbijetuarit që një krim i tillë të dënohet, mirëpo rezultatet në këtë drejtim janë shumë të vogla, ju e dini deri më tani e kemi vetëm një rast që e ka marrë dënimin për krimet seksuale gjatë luftës”, ka shtuar Sebahate Pacolli Krasniqi.

Për këtë çështje Televizioni Dukagjini ka dërguar pyetje në drejtim të Prokurorisë Speciale që merret me hetimin e krimeve të luftës, mirëpo ata nuk kanë kthyer përgjigje.

E nga Këshilli Gjyqësor kanë thënë se nuk posedojnë të dhëna se sa raste të dhunimeve seksuale gjatë luftës janë duke u gjykuar në Gjykatat e Kosovës.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika