Të dielën, AAK zgjedh kryetarin dhe këshillin e përgjithshëm

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të dielën e 5 qershorit mban zgjedhjet e brendshme. Sipas Hardinajt, pas përfundimit të këtij procesi, do të ketë ndryshime të mëdha me njerëzit e rinj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të mbajë kuvendin zgjedhor, në të cilin do të zgjidhet kryetari dhe këshilli i përgjithshëm i AAK-së.

Në konferencën e mbajtur për media të premten e 27 majit, Haradinaj kishte folur mbi mbarëvajtjen e procesit të brendshëm zgjedhor në AAK. Ai ka thë se pas përfundimit të këtij procesi, do të ketë ndryshime të mëdha me njerëzit e rinj.

Ai ka bërë të ditur se, në pesë muajt e fundit janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas.

“Aleanca po e përfundon një proces të suksesshëm të zgjedhjeve të brendshme. Për këta 5 muaj, janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas”, ka thënë Haradinaj, gjersa ka shtuar se “Pjesa dërmuese e njerëzve të zgjedhur për të udhëhequr nëpër nëndegë, në aleancën e të rinjve apo të gruas, janë të rinj, prej të cilëve mbi 40 % njerëz që janë anëtarësuar në këto 2-3 vjet”.

Më tej, Haradinaj ka thënë që risi e këtyre zgjedhjeve të brendshme është rikthimi i Aleancës së Gruas në 23 njësi zgjedhore, gjë e cila ka rezultuar me zgjedhjen në krye të AGK-së, Diellza Kukajn.

Në Prishtinë, AAK rizgjodhi për kryetar të degës Brahim Mehmetaj.

Dega e Vitisë do të udhëhiqet nga Labinot Bislimi, në Junik është zgjedhur Leonard Llolluni, ndërsa në degën e Kaçanikut do ta udhëheqë Hafize Sallahu.

Nga ana tjetër, në Lipjan, AAK zgjodhi për kryetar Bashkim Budakovën.

Në Fushë Kosovë do të udhëheqë Vildane Latifi, në Pejë Ali Berisha, kurse në Deçan Bashkim Ramosaj.

Në konferencën e 27 majit, Haradinaj kishte thënë se gjatë drejtimit të qeverisë, partia e tij ka arritur të përfundojë punë shumë të rëndësishme për vendin.

/PortaliD/

Haradinaj flet për zgjedhjet e brendshme në AAK

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika