Të dielën do të ndryshojë ora, akrepat do të lëvizin një orë prapa
Të dielën e 30 tetorit, që i bie të jetë e diela e fundit e muajit tetor, akrepat e orës do të lëvizin një orë pas. Kjo do të ndodhë për shkak të ndryshimit nga ora verore në atë dimërore. Kësisoj, në orën 03:00 akrepat do të lëvizin në orën 02:00. Me orën dimërore do […]





Të dielën e 30 tetorit, që i bie të jetë e diela e fundit e muajit tetor, akrepat e orës do të lëvizin një orë pas. Kjo do të ndodhë për shkak të ndryshimit nga ora verore në atë dimërore.
Kësisoj, në orën 03:00 akrepat do të lëvizin në orën 02:00.
Me orën dimërore do të ketë më pak ditë e më shumë natë.
Me ndryshimin e orës humbet një orë dritë pasdite, e cila zëvendësohet me dritën e mëngjesit.
Ora dimërore do të jetë e pranishme deri në natën mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2023, kur akrepat do të kthehen në orën verore.
Ndryshimi i orës ishte paraparë të hiqej dhe të mbetej vetëm ora dimërore në vitin 2021 sipas një vendimi nga Parlamenti Evropian, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.




















