Të dielën, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nënshkruajnë protokollin bilateral

Të dielën e 17 korrikut, Teodora Gençovska dhe Bujar Osmani, Ministrat e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të nënshkruajnë një protokoll dypalësh në mes të të dyja vendeve. i cili do të jetë pjesë e kornizës negociuese të Shkupit për anëtarësimin në BE

Ilustrim

Teodora Gençovska dhe Bujar Osmani, Ministrat e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, të dielën e 17 korrikut nënshkruajnë një protokoll dypalësh në mes të të dyja vendeve.

Protokolli ndërmjet dy vendeve do të jetë pjesë e kornizës negociuese të Shkupit për anëtarësimin në BE, i cili përmban masa për kurrikulat e historisë, gjuhës së urrejtjes dhe kulturës.

Propozimi francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është votuar të shtunën e 16 korrikut me 68 vota për. Ky vendimi ka kaluar me votat e LSDM-së në pushtet dhe partive shqiptare nga pushteti dhe opozita.

Fillimi i vërtetë i negociatave mes Shkupit dhe Brukselit nuk do të jetë konferenca e parë ndërqeveritare. Kjo do të ndodhë vetëm kur autoritetet në Shkup të ndryshojnë Kushtetutën dhe të përfshijnë bullgarët në baza të barabarta me kombësitë e tjera, shkruajnë mediat bullgare.

Gjatë negociatave të ardhshme, Komisioni Evropian do të monitorojë nëse çështjet e fqinjësisë së mirë respektohen dhe Bullgaria do të mund të vërë veton në çdo kohë.

Maqedonia e Veriut e miraton propozimin francez

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika