Të dielën mbahet “Dita e Falënderimit”

Të dielën e 16 tetorit do të mbahet "Darka e Lamës" ose "Dita e Falënderimit", e cila nga viti 2002 është shpallur festë shtetërore nga presidenti i atëhershëm, Ibrahim Rugova

Ilustrim

Kjo e diel është festë shtetërore dhe mban emrin “Dita e Falënderimit” apo “Darka e Lamës”, e cila organizohet nga Kisha Protestante.

Kjo festë do të organziohet, të dielën e 16 tetorit në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

Vitin e kaluar festa “Darka e Lamës” është mbajtur nën patronatin e presidentes, Vjosa Osmani.

Presidenti i atëhershëm, Ibrahim Rugova, nga viti 2002 e ka shpallur festë shtetërore “Darkën e Lamës” ose “Ditën e Falënderimit”.

“Darka e Lamës” njihet si kryefestë pagane e motmotit, e cila njëheresh shënon mbarimin e verës dhe fillimin e dimrit. Kjo festë mbahet gjatë periudhës kur fillon mbledhja e produkteve të kultivuara gjatë verës. Ndërsa njihet si “Darka e Lamës” sepse “lama” ka qenë vendi i rrafshët në fshatra malore, ku janë mbjellë të korrat, kryesisht të misrit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika