Serbët në veri të Kosovës do të mbajnë një protestë gjatë së dielës së 8 janar.

Sipas mediave serbe, kjo protestë do të mbahet kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, dhe Listës Serbe.

Protesta ishte planifikuar fillimisht për datën 9 janar, por organizatorët vendosën ta ndryshojnë datën.

Gjithashtu, në të njëjtën orë dhe ditë – ora 12:00, edhe Lista Serbe paralajmëroi, siç e quajtën ata, një protestë të madhe para Shtëpisë së Kulturës në Shtërpëc.

Shkak për këtë protestë ishte plagosja e të rinjve në Shtërpcë.