Të dielën zhvillohet finalja e madhe e turneut IEM Dallas CS:GO – ENCE kundër Cloud9

Nuk ka mbetur edhe shumë për t’u mësuar fituesi i turneut dhe njëherësh, fituesi i 100 mijë dollarëve

Finalja e turneut IEM Dallas CS:GO do të zhvillohet të dielën mes ENCE dhe Cloud9.

Edhe pse në mungesë të lojtarit Spinx, Ekipi i ENCE është duke e zëvendësuar me veteranin Snax.

Në ndeshjen e gjysmëfinales, ENCE e mposhti ekipin FURIA me rezultat 2:0 me mapa.

Ndërsa, ekipi i Cloud9 mposhti ekipin BIG me rezultat 2:1 me mapa në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales.

Finalja mes ENCE dhe Cloud9 do të zhvillohet në formatin ‘Bo5’, duke filluar nga ora 18:00.

Dy ekipet nuk kanë pasur përballje mes vete që nga Majori i kaluar, i cili u mbajt në Stokholm të Suedisë, e cila asokohe ishte fituar nga ekipi Cloud9.

Për ekipin fitues do të ndahen 100.000 dollarë, ndërsa vendi i dytë do të fitojë 42.000 dollarë.

Ndeshjen mund ta ndiqni nga ora 18:00 në kanalet zyrtare të ESL në platformën Twitch.

Formacionet e të dyja ekipeve

ENCE 

Pavle ‘Maden‘ Bošković

Paweł ‘dycha‘ Dycha

Janusz ‘Snax‘ Pogorzelski

Marco ‘Snappi‘ Pfeiffer

Olek ‘hades‘ Miskiewicz


Cloud9

Abay ‘HObbit‘ Khasenov

Sergey ‘Ax1Le‘ Rykhtorov

Dmitry ‘sh1ro‘ Sokolov

Timofey ‘interz‘ Yakushin

Vladislav ‘nafany‘ Gorshkov

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika