Të shtunën e 13 gushtit janë zhvilluar tri ndeshje, ndërsa për sot ( e diel ) ishin në plan të zhvilloheshin dy ndeshje në mënyrë që ta kompletonin xhiron.

Ndeshja e parë planifikohej të ishte mes Malishevës dhe Ballkanit, mirëpo për arsye të  angazhimit të kampionit aktual në garat evropiane ndeshja është shtyrë.

Megjithatë, do të zhvillohet vetëm një ndeshje e ajo do të jetë në mes Drenicës dhe Llapit, e cila do të zhvillohet në Klinë.

Loja mes Drenicës dhe Llapit pritet të fillojë nga ora 17:00 në stadiumin “18 Qershori”.