Të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Kaçanik 21 e 22 vjeç

Një pikë karburanti në magjistralen Ferizaj-Kaçanik është grabitur të enjten. Nga Policia janë identifikuar dhe arrestuar dy të rinj, në shtëpinë e të cilëve, nga Policia e Kosovës u gjetën armë e municion. Të njëjtëve, pritet të iu përcaktohet masa e paraburgimit

Mëngjesi i hershëm i së enjtes nuk qe i zakonshëm për punëtorin e një pike karburanti në magjistralen Ferizaj- Kaçanik.

Në orët e para të mëngjesit, këtij punëtori iu zu dera me armë nga një hajdut.

Pas zhvillimit të hetimeve, nga Policia u identifikuan dy të dyshuar. Shtëpitë iu bastisën e në to, policia gjeti një llojshmëri armësh.

Deklarata e Policisë së Kosovës “Hetuesit rajonal pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë dy persona, të cilët dyshohet se kanë kryer grabitjen, ndërsa kanë bastisur dy lokacine të dy personave të dyshuar dhe aty kanë gjetur e më pas kanë konfiskuar: 3 armë të zjarrit , 2 pushkë automatike dhe një pistoletë, sasi e municionit , karikatorë, një radiolidhje, sasi e narkotikëve, një shufër metalike, dorëza, maskë, telefona, me të cilat dyshohet se është kryer grabitja”.

Pas arrestimit të tyre, nga Prokuroria kanë deklaruar për televizionin se ndaj të dyshuarve do të bëhet kërkesa për paraburgim.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Grabitja” nga neni 317 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve do të parashtrojë edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh në Gjykatën kompetente, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale”

Të arrestuarit për këtë rast, janë të moshës së re, respektivisht njëri prej tyre është 21 vjeçar e tjetri 22 vjeçar, tani të dyshuar për veprën epenale ‘’Grabitje dhe armëmbajtje pa leje’’.

 

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika