Të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt janë shpërndarë në burgje të ndryshme

Lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, tre të dyshuarit – Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla – janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës, pas caktimit të masës së paraburgimit. Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini se tre të paraburgosurit nuk po qëndrojnë në të njëjtin burg

Lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, tre të dyshuarit – Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla – janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës, pas caktimit të masës së paraburgimit.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini se tre të paraburgosurit nuk po qëndrojnë në të njëjtin burg.

Ndonëse u raportua se të njëjtit janë lejuar të kenë komunikim mes vete, megjithatë Dibrani thotë se për shkaqe sigurie ata janë shpërndarë në burgje të ndryshme.

“Për shkaqe sigurie i kemi shpërndarë në burgje të ndryshme”, theksoi ai.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për tre të dyshuarit në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt.

Naim Murseli për shkak të veprës penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Granit Plavës për veprën penale, vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe Kreshnik Kokallës për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.

Liridona Ademaj u vra në Bërrnicë të Prishtinës më 29 nëntor. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, dyshohet se ka organizuar vrasjen e saj.

Në njoftimin e saj, gjykata ka dhënë detaje se si Naim Murseli e kishte planifikuar vrasjen e Liridonës së ndjerë.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Naim Murseli me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin Granit Plava për ta vrarë tani të ndjerën Liridonën.

Gjykata thekson se për këto veprime i pandehuri Naim Murseli paraprakisht e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes.

Ai i kishte premtuar të pandehurit Granit Plavës shumën e të hollave prej 30 mijë eurosh.

Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika