Të enjten grevë njëorëshe, SBASHK-u: Po përgatitemi për grevë të përgjithshme

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), ka paralajmëruar se të enjten e 12 majit do të mbahet grevë njëorëshe në tërë sistemin e arsimit

Ilustrim

Kjo për shkak të mospërgjigjes në kërkesat e tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

“Duke u angazhuar që të mos dëmtohet procesi mësimor, organizuam protestën e tetë prillit, që ishte ditë pushimi, dhe kemi pritur që Qeveria do ta kuptojë realitetin e do të nisë me dialogun e mirëfilltë, por kjo nuk ndodhi dhe prandaj duke u bazuar në zërin e anëtarësisë jemi të detyruar të vazhdojmë me veprime sindikale dhe njëri prej tyre është edhe greva njëorëshe më 12 maj”.

Kështu thuhet në njoftimin e SBASHK-ut, ku theksohet se kjo grevë dhe veprimet e tjera sindikale ka kohë që janë paralajmëruar, pasi qeveria nuk është përgjigjur dhe nuk ka shprehur vullnet për takime e angazhime të përbashkëta.

“Kërkojmë mirëkuptim edhe nga studentët sepse administrata dhe stafi tjetër në grevë do të jenë nga ora 10 deri në orën 11”, thuhet në njoftim.

“Të angazhohemi e të urojmë bashkë që Qeveria të angazhohet sinqerisht që në takime përmbajtjesore me sindikatat të ofrojë zgjidhje të pranueshme për kërkesat legjitime në mënyrë që të mos ketë nevojë për protesta e grevë të përgjithshme, për çka SBASHK dhe sindikatat tjera janë duke u përgatitur sepse ky është vullneti dhe zëri i anëtarësisë”, vijon njoftimi.

Ndryshe, më 12 prill të këtij viti, Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala, është shprehur e pakënaqur me vendimin e qeverisë për të ndarë një shumë prej 100 eurosh për disa kategori të shoqërisë kosovare, si ndihmesë për të përballuar krizën ekonomike në vend.

Ajo për RTV Dukagjinin, ka deklaruar se, nëse qeveria e Kosovës nuk reflekton deri më 21 prill, atëherë do të ndërmerren veprimet sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme.

“Ne gjithëherë i lëmë hapësirë qeverisë që të reflektojë. I kemi dhënë afat që deri më 20 prill të reflektojë. Nëse nuk ka reflektim nga ana e qeverisë deri më 21 prill, atëherë do të shkohet me veprime sindikale. Mbetet që më 20 prill të vendoset nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut që të merret vendimi për veprimet e mëtutejshme që nuk përjashtohet edhe greva e përgjithshme”, ka thënë ajo.

SBASHK-u i pakënaqur me vendimin e qeverisë për ndihmën prej 100 eurosh

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika