Të enjten mbahet Parada e Krenarisë

Në edicionin e saj të gjashtë, Java e Krenarisë, nëpërmjet sloganit “Edhe n’shtet edhe n’familje”, pasqyron praninë dhe ekzistencën e mohuar të personave LGBTQI+ si në shtet, ashtu edhe në familje

Të enjten e nëntë qershorit në orën 12:00 në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë mbahet Parada e Krenarisë.

njoftimin për media, thuhet se parada do të përmbyllet me një koncert në pllaton e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë.

Ndryshe, grupi organizativ “Prishtina Pride” po organizon Javën e Krenarisë 2022 nga datat gjashtë deri më nëntë qershor.

Në njoftim thuhet se në edicionin e saj të gjashtë, Java e Krenarisë, nëpërmjet sloganit “Edhe n’shtet edhe n’familje”, pasqyron praninë dhe ekzistencën e mohuar të personave LGBTQI+ si në shtet, ashtu edhe në familje.

“Në një vend ku shoqëria dhe familja në thelb janë heteronormative dhe patriarkale, është detyrë e shtetit që të krijojë siguri për personat të cilët nuk ndihen të sigurt nga mendësia shtypëse e cila prodhohet nga këto dy institucione. Partitë politike, qeveria dhe presidenca në anën tjetër nuk i kanë prioritet të drejtat LGBTIQ+, përkundrazi, këta persona përdoren nga ta për të arritur në pushtet. Në njërën anë tregohen progresiv në tryeza të mbyllura me ndërkombëtarë e shoqëri civile, në anën tjetër tentojnë t’i largohen sa më shumë temave të orientimit seksual dhe identitetit gjinor në fushata e komunikim me votuesit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, këtë vit Parada e Krenarisë, përveç festimit, duhet të konsiderohet si rezistencë paqësore për të adresuar çështje të situatës aktuale të personave LGBTQI+.

Të hënën e gjashtë qershorit, në objektin e qeverisë së Republikës së Kosovës është hapur zyrtarisht Java e Krenarisë në Prishtinë nën slloganin “Edhe n’shtet edhe n’familje”.

Në hapjen zyrtare, përveç organizatave, të pranishëm ishin edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier; Shefi i Zyrës të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Sunjog, të cilët u drejtuan të pranishmëve dhe mediave me nga një fjalë rasti.

Fillimisht ishte Presidentja e Kosovës e cila kërkoi bashkëpunim në mes institucioneve dhe shoqërisë civile për avancimin e të drejtave të personave LGBTIQ+ dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi.

Pas Presidentes, ishte Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila premtoi se do të angazhohet për të drejtat e njeriut pavarësisht orientimit seksual, ndonëse nuk u përmend identiteti gjinor.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika