Të enjten mbahet protestë për vdekjen tragjike të fëmijës në Himarë

Gjatë së martës së 2 gushtit, një fëmijë në Himarë është goditur për vdekje nga një skaf rreth orës 14:00, në Plazhin e Potamit. Fronti për Shpëtimin Kombëtar ka bërë të ditur se këtë të enjte do të mbahet protestë për rastin në Himarë. Në këtë protestë kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro

Thirrja e Frontit për Shpëtimin Kombëtar për mbajtjen e protestës më 4 gusht

Të martën e 2 gushtit në Himarë të Vlorës ka humbur jetën një fëmijë rreth moshës 7-vjeçare, pasi është goditur nga një skaf rreth orës 14:00 në Plazhin e Potamit.

Fëmija ishte duke u larë në det, aty është përplasur nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i tij është prerë nga helikat.

Drejtuesi i skafit është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, i identifikuar si Arjan Tase. Ai është shoqëruar në polici ku drejtuesi i prokurorisë, Aurel Zarka ka urdhëruar arrestimin e tij.

Gjatë këtij sezoni veror ka pasur edhe raste të tjera të tilla, ku kanë humbur jetën dhe janë plagosur persona, si pasojë e mjeteve lundruese që humbin kontrollin.

Fronti për Shpëtimin Kombëtar ka bërë të ditur protestën për ngjarjen në Himarë, e cila do të mbahet këtë të enjte.

Zyra e shtypit e Partisë Demokratike ka njoftuar se protesta do të mbahet para Ministrisë së Brendshme në orën 19:00. Protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

“Tragjedia në Himarë, Fronti për Shpëtimin Kombëtar thërret protestë të enjten, 4 Gusht, ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme. Kërkesë për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika