Të enjten mbahet takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim – Asociim BE-Kosovë

Ky takim do të nisë të enjten e tre nëntorit në orën 16:00





Më tre dhe katër nëntor në Kuvendin e Kosovës do të mbahet takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim – Asociim BE-Kosovë.

Ky takim do të nisë të enjten e tre nëntorit në orën 16:00, ku fjalimin hyrës do ta mbajnë bashkëkryesuesit e komisionit, Mimoza Kusari dhe Romeo Franz.

Në vazhdim, fjalën do ta merr edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe shefi i Zyrës së BE-së, përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Gjatë këtij takimi do të diskutohet për progresin e arritur në reformat që lidhen me integrimin në BE.

Po ashtu, temë diskutimi do të jetën edhe të drejtat themelore me fokus te komunitetet jo shumicë, të drejtat e grave dhe dhunën ndaj tyre, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për shoqërinë civile dhe mediat, krizën energjetike, kujdesin shëndetësor dhe mjedisin.

Ndërsa të premten ë katër nëntorit, temë diskutimi do të jetë dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëpunimi rajonal.

Bashkimi Evropian vazhdon mbështetjen për Kosovën dhe afrimin e saj me vendet evropiane.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika