Të enjten në Kosovë, pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira

Mot me diell dhe vranësira është parashikuar të mbajë të enjten e 11 gushtit në Kosovë. Temperaturat minimale do të sillen rreth 15 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 26 deri në 29 gardë Celsius

Ilustrim

Të enjten e 11 gushtit parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Në zonat malore ka mundësi të ketë reshje të izoluar shiu.

Temperaturat minimale parashihet të sillen prej 15 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 29 gardë Celsius, njofton Meteo Kosova.

Ndërkaq, era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe verilindjes me shpejtësi 13-39 km/h.

Ndryshe, gjatë kësaj jave është parashikuar të ketë paqëndrueshmëri të motit, duke u karakterizuar me diell dhe vranësira, ku kohë pas kohe priten rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh e breshër.

Njëkohësisht edhe temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, duke bërë që maksimalet në pjesën dërrmuese të vendit të jenë për disa gradë nën vlerën 30 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika