Të enjten protestohet për tërheqjen e 30% të mjeteve të Trust-it

Të enjten protestohet për lejimin e tërheqjes së një përqindjeje të mjeteve të Trust-it pensional, ka bërë të ditur deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Ilustrim

Të enjten e 26 majit me moton “Dil protesto për paratë e tua”, do të protestohet për lejimin e tërheqjes së një përqindjeje të mjeteve të Trust-it pensional nga qytetarët.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

“Pasi që shumicës në grup iu përshtat ora 12:00 për të protestuar të enjten, ashtu e lamë. Pra, të enjten protestojmë në mënyrë paqësore para Kuvendit të Kosovës, dhe iu bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të votojnë Projektligjin për tërheqje 30 për qind të Trustit”, shkruhet në grupin “Pro Tërheqjes 30% të Trust-it”.

No photo description available.

Deputeti Haxhiu me vetiniciativë kishte dorëzuar në kuvend Projektligjin për Fondet Pensionale të Kosovës, më nëntë mars.

Mundësinë për tërheqjen e mjeteve monetare nga Trusti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka parë si zgjidhje.

“E kemi thënë shumë më herët, edhe kur ishin në opozitë, edhe tani me pakon e ringjalljes ekonomike e zbusim krizën e cila për shkak se ka faktorë më të mëdhenjë sesa në vendin tonë, nuk është e eliminueshme përnjëherë. Por, nuk konsiderojmë se duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm do të mund ta zgjidhim problemin. Edhe eksperët kanë thënë se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, kishte thënë ai para mediave.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu

Ndërkaq, një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë edhe në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë COVID-19.

Nga Trusti ishin tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontributpagues.

Tërheqja ishte bërë pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika