“Të fala keni të gjithë nga ta” – Deliu viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka realizuar një vizitë në Hagë, ku është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Gjatë këtij takimi, Blerta Deliu ka ndarë detaje të bisedimeve mes tyre. Në një postim në faqen e saj të Facebook, ajo ka thënë se […]
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka realizuar një vizitë në Hagë, ku është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Gjatë këtij takimi, Blerta Deliu ka ndarë detaje të bisedimeve mes tyre.
Në një postim në faqen e saj të Facebook, ajo ka thënë se ishin shumë të lumtur për fitoren e Kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë në kualifikimet për UEFA 2024.
“Mall, emocion dhe krenari! Ashtu siç kanë jetuar dhe siç kanë shkuar në Hagë, ashtu i gjeta edhe sot presidentin Thaçi, kryetarin Veseli dhe të tjerët ballëlartë e krenarë. Biseduam gjatë për gjithçka, e kryesisht për Kosovën. Ishin shumë të lumtur me fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë mbrëmë”, ka shkruara jo në Facebook.
Deliu ka përmendur edhe një shprehje optimiste në postimin e saj: “Të fala keni të gjithë nga ta: Dielli do të lindë përsëri.”
Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Sipas aktakuzës fillestare, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.
Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.















