“Të gatshëm të ofrojmë siguri”, deklarohet KFOR-i para zgjedhjeve në Serbi
Misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë, KFOR, ka lëshuar një njoftim për media duke thënë se janë të përkushtuar që t’i marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovës dhe për lirinë e lëvizjes, gjatë periudhës zgjedhore të zgjedhjeve Nacionale në Serbi. Sipas njoftimit […]
Misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë, KFOR, ka lëshuar një njoftim për media duke thënë se janë të përkushtuar që t’i marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovës dhe për lirinë e lëvizjes, gjatë periudhës zgjedhore të zgjedhjeve Nacionale në Serbi.
Sipas njoftimit të NATO-s, misionin i tyre do të veprojë në bazë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244.
“KFOR-i është i përkushtuar të marrë të gjitha masat e duhura në mënyrë që të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, gjatë periudhës zgjedhore; në përputhje me mandatin e tij bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 të vitit 1999; në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.
Sipas vendimit të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, më 17 dhjetor, serbët nga Kosova do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës në qytetet kufitare të Serbisë: Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.
Ata votuan në të njëjtën mënyrë edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 3 prillit, 2022
#KFOR is committed to take all appropriate measures to continue ensuring a safe and secure environment for all communities in Kosovo and freedom of movement, during the election period; in accordance with its mandate based on UNSCR 1244 of 1999; at all times and impartially. pic.twitter.com/6IG1ICEkPt
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) December 16, 2023















