Të gjitha barrikadat janë larguar, përveç asaj në fshatin Zupç
Gazetar i RTV Dukagjinit, Sylejman Sylejmani, ka raportuar nga veriu i Kosovës, ku ka thënë se në veri të Kosovës, vetëm një barrikadë ka mbetur pa u larguar. “Unë për momentin së bashku me kameramanin, Fis Hetimi, ndodhemi të barrikada që ndodhet në rrugën kryesore në fshatin Zupç. Kjo është barrikada e fundit që ka […]
Gazetar i RTV Dukagjinit, Sylejman Sylejmani, ka raportuar nga veriu i Kosovës, ku ka thënë se në veri të Kosovës, vetëm një barrikadë ka mbetur pa u larguar.
“Unë për momentin së bashku me kameramanin, Fis Hetimi, ndodhemi të barrikada që ndodhet në rrugën kryesore në fshatin Zupç. Kjo është barrikada e fundit që ka mbetur e vendosur në rrugët e veriut të Kosovës, edhe për të cilën, nuk është angazhuar askush për ta larguar”.
“Sot gjatë ditës, barrikadat e tjera kemi parë se ka pasur organizim për t’i larguar barrikadat, duke u angazhuar për t’i larguar mjete e rënda nga rruga”, ka raportuar gazetari Sylejmani.

Më tej, ai ka sqaruar se barrikadat që kishin qenë të vendosura në rrugët lokale të fshatit Zupç, janë larguar, por sipas tij, vetëm barrikada në rrugën kryesore nuk është larguar.
“Nuk kemi parë persona që janë duke ruajtur këtë barrikadë”, ka përfunduar gazetari i RTV Dukagjinit.















