Të hënën BE merr masa për të parandaluar efektet e paketës amerikane për energjinë e pastër

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se BE do të përshtat rregullat për ndihmën ndaj vendeve anëtare për të parandaluar një eksod të mundshëm investimesh

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se Bashkimi Evropian do të përshtat rregullat për ndihmën ndaj vendeve anëtare për të parandaluar një eksod të mundshëm investimesh për shkak të një pakete të re subvencionesh për energjinë e gjelbër të miratuar nga Shtetet e Bashkuara.

“Konkurrenca është e dobishme, por kjo garë duhet të respektojë një fushë loje të barabartë”, ka thënë von der Leyen në qytetin belg, Bruge.

Tutje presidentja e Komisionit Evropian ka shtuar se ligji amerikan për Reduktimin e Inflacionit duhet të bëjë të reflektojnë se si mund të përmirësojnë kornizat e tyre të ndihmës për shtetet dhe t’i përshtatin ato në një mjedis të ri global.

BE druhet se Ligji për Reduktimin e Inflacionit prej 430 miliardë dollarësh, me lehtësitë që parashikon për taksat, mund të joshë bizneset e BE-së dhe të dëmtojë kompanitë evropiane, nga prodhuesit e makinave deri te prodhuesit e teknologjisë së gjelbër, raporton Zëri i Amerikës.

Kjo çështje do të jetë një nga temat në programin e takimit të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë SHBA-BE të hënën.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika