Të hënën, Bislimi pret në takim delegacionin nga Finlanda dhe Irlanda

Të hënën e katër korrikut në Kosovë, për vizitë do të qëndrojnë një delegacion nga Irlanda dhe Finlanda. Në takim do të priten nga zëvendëskryeministri Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi

Të hënën e katër korrikut, një delegacion nga Finlanda dhe Irlanda do të qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Ky delegacion kryesohet nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.

Ata do të kenë takim me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimin.

Sipas njoftimit, ky takim do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë duke filluar në ora 08:45.

Ndërsa, ministrja finlandeze, Tuppurainen, e cila viziton për herë të parë Kosovën, gjatë ditës së djeshme në një intervistë për KP, ka thënë se të rinjtë kosovarë e meritojnë të udhëtojnë lirshëm brenda Bashkimit Evropian, gjë e cila deri më tani u është mohuar.

Ajo ka thënë se Finlanda mbështet heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Pos kësaj, Tuppurainen ka deklaruar se Finlanda është pro anëtarësimit të Kosovës edhe në Këshillin e Evropës dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.

Ndërsa më 3 qershor, në margjinat e Forumit të Bratisllavës, “GLOBESEC 2022” kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte takuar me ministren finlandeze, të cilën e ka falënderuar për përkrahjen dhe kontributin që ka dhënë Finlanda për Kosovën që nga viti 1999 e tutje, sidomos në arsim, shëndetësi dhe të drejta të njeriut.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika