Të hënën mbahet seancë e jashtëzakonshme për tekstet shkollore

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë të hënën seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për tekstet shkollore

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë të hënën seancë të jashtëzakonshme për tekstet shkollore.

Me ftesë të opozitës, do të ketë debat parlamentar lidhur me furnizimin me tekste shkollore për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët.

Seanca do të fillojë në orën 12:00.

Deputetja e Partisë Demokratikë të Kosovës, Eliza Hoxha, kishte deklaruar se anëtarët e komisionit për arsim, të mbështetur edhe nga deputetë të tjerë të opozitës kanë iniciuar këtë seancë të jashtëzakonshme.

“Kuvendi duhet të ndërpres pushimin dhe t’i kthehet punës, e të diskutoj mbi përgjegjësinë e qeverisë për këtë dështim të pashembullt në përmbushjen e mandatit kushtetues e ligjor të saj”, ka thënë ajo.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka vendosur që këtë vit prindërit t’i blejnë tekstet shkollore ndërsa qeveria t’u ndajë atyre mjetet e nevojshme. /KP

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika