​Të hënën, mblidhen Kryesia dhe Kuvendi

Të hënën, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pritet të caktohet seanca e re plenare, po ashtu në ora 11:00 do të mbahet vazhdimi i seancës plenare, ku rend dite do të jetë votimi në parim i Projektligjit për pagë minimale

Kuvendi i Kosovës

Të hënën e gjashtë qershorit, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nga ora 10:00, ku pritet të caktohet data e seancës së re plenare.

Po ashtu, do të ketë edhe vazhdim të seancës plenare duke filluar nga ora 11:00, ku në rend dite do të jetë votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Rendi  i ditës

  1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,   
  2. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

  1. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:
  2. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022

VII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Rendi i ditës së vazhdimit të seancës plenare:

  1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:

5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

6. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,

  1. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
  2. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një  anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.
  3. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022:
  4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
  5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
  9. Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit,
  10. Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika