Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën nga ora 11:00 për mbajtur mbledhjen, ku do të caktohet seanca e radhës

Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës të hënën nga ora 11:00 do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite është caktimi i datës për seancën e re plenare.

Sipas njoftimit të Kuvendit, pos caktimit të seancës së re parlamentare, do të diskutohen edhe pikat e seancës.

Në rendin e plotë të ditës bëjnë pjesë, miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, dhe përgatitjet për seancën plenare të radhës.

Pos deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, gjatë seancës do të hedhet në shqyrtim projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III),.

Po ashtu, do të shqyrtohen projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Pjesë e rendit të ditës janë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shëndetësi, shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 202 dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika