Të hënën në Bruksel takohen kryediplomatët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, do të udhëheq takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së në Bruksel të hënën. Takimi do të përfshijë edhe kryediplomatët e vendeve të Ballkanit

Selia e Komisionit Evropian në Bruksel

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, të hënën në Bruksel do të udhëheqë takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së, ku do të marrin pjesë edhe kryediplomatët e vendeve të Ballkanit.

Fillimisht, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë agresionin rus kundër Ukrainës dhe zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Këshilli më pas do të shkëmbejë pikëpamjet mbi situatën në Izrael dhe rajon dhe dimensionin e politikës së jashtme të sigurisë ekonomike. E pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme më 13 nëntor, ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor, së bashku me gjashtë ministrat e jashtëm nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Takimi do të fillojë në orën 17:30 dhe do të drejtohet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. /RTK

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika