Të hënën në Kosovë, pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira
Të hënën pritet të mbajë mot i nxehtë me diell dhe vranësira, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të arrijnë ndërmjet 25 dhe 35 gradë Celsius. Gjithashtu, parashihet të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. […]
Të hënën pritet të mbajë mot i nxehtë me diell dhe vranësira, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të arrijnë ndërmjet 25 dhe 35 gradë Celsius.
Gjithashtu, parashihet të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

“Moti, do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësoj mot me diell dhe vranësira konvektive.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius.
Indeksi UV do të shënoj vlera të rritura, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit në orët e mesditës, respekto këshillat e IKSHP dhe IHMK. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë ”, thuhet në komunikatën e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.















