Të hënën më 19 janar do të nis gjysmëvjetori i dytë në shkollat e komunës së Fushë Kosovës.
Sipas njoftimit nga Drejtoria e Arsimit, thuhet se pas stabilizimit të situatës së krijuar nga vërshimet dhe sanimit të plotë të problemeve me sistemin e ngrohjes në shkollat ku kishte prishje, janë krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për fillimin normal dhe të rregullt të procesit mësimor, njofton Dukagjini.
Kujtojmë se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë mësimor ishte shtyrë pas situatës së vështirë të krijuar nga vërshimet në disa komuna.