Të hënën nuk do të ketë mësim në disa shkolla të Istogut

Pas vërshimeve të së dielës në Komunën e Istogut në disa shkolla nuk do të mbahet mësim ditën e hënë

Foto ilustrim

Komuna e Istogut ka njoftuar se të hënën e 21 nëntorit në këtë qytet nuk do të mbahet mësimi si shkak i vërshimeve të së dielës.

Shkolla në të cilat nuk do të mbahet mësimi janë: Gjimnazi “Haxhi Zeka” Istog, SHFMU “Bajram Curri” në Istog, Kopshti i Fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Istog dhe SHFMU “Ndre Mjeda” në Rakosh.

“Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut në Istog është vështirësuar qarkullimi dhe për shkak të rrezikut që paraqet kalimi i nxënësve në ato rrugë mësimi nuk do të mbahet”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndërkaq në të gjitha shkollat e tjera mësimi do të zhvillohet normalisht.

Ndryshe të dielën e 20 nëntorit reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në të gjithë vendin, ndërsa qytetet më të prekura janë të Zonës së Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika