Të hënën rifillon procesi mësimor në Klinë

Siç ka njoftuar Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Klinës, procesi edukativo-mësimor në të gjitha shkollat e komunës së Klinës dhe në çerdhen e qytetit do të rifillojë të hënën

Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Klinës, ka njoftuar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët se të dielën e 23 janarit, do të rifillojë procesi edukativo-mësimor në të gjitha shkollat e komunës së Klinës dhe në çerdhen e qytetit.

Sipas këtij njoftimit, procesi mësimor nga e hëna do të vazhdojë me orar të rregullt.

Ndërsa për datën e zëvendësimit të procesit mësimor për ditën e premte do të njoftoheni nga drejtoritë e shkollave përkatëse.

Gjatë javës së fundit ka pasur vërshime në vend dhe komunat më të prekura janë: Skenderaj, Mitrovicë e Jugut, Istog dhe Klinë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika