“Të keqe të tij nuk di, nuk po e mitizoj”, ish-pjesëtari i Shërbimit Sekret të Shqipërisë flet për Enver Hoxhën

Në emisionin "Personale" të RTV Dukagjini të shtunën në mbrëmje, mysafiri i ftuar ishte Bilall Kryeziu, një ish-pjesëtar i Shërbimit Sekret shqiptar. Ai tregoi për rolin e tij si spiun gjatë kohës së diktaturës së Enver Hoxhës në Shqipëri

ish-pjesëtari i Shërbimit Sekret shqiptar, Bilall Kryeziu.

Në RTV Dukagjini, gjatë të shtunës mbrëma është rikthyer  emisioni “Personale” me Krenare Vokshi.

Mysafir i ftuar ishte ish-pjesëtari i Shërbimit Sekret shqiptar, Bilall Kryeziu.

Duke qenë spiun gjatë kohës së diktaturës së Enver Hoxhës në Shqipëri, vetë dikatori shqiptar “iu ka gjend” në momentet më të vështira gjatë kohës sa ishte në burg dhe duke u torturuar nga regjimi jugosllav në Kosovë, vetëm duke e përfytyruar dhe imagjinuar.

Kështu, Kryeziu ka thënë se “nuk din të keqe të Enver Hoxhës”.

“Të keqe të tij nuk di. Nuk po e mitizoj (Enver Hoxhën). Nuk po them që ka qenë hyjnorë, por, po e tregoj një të vërtetë se kur kam qenë shumë në zor… Në pozita të vështira kur kam qenë gjatë torturave uroje që të mos kenë përjetu shokët e tjerë, por unë kam pas edhe përballje me oficerë që nuk mu kanë prezantu kurrë. Nuk e di, kush ishin ata. Gjatë kohës në burg kam përfundu në gjendje agonie. Dhe në ato pozita (të torturës) më vinte e me vizitonte dhe më thoshte ‘kalon biri im’. E përfytyrofsha, mu shfaqte ai në gjendje agonie... U zunë do shënime e mia për Gjakovë, Pejë e Prishtinë për do raporte. Por në të dhënat nuk konfiguron se unë jam pjesëtar iu Shërbimit Sekret të Shqipërisë…”, ka treguar Kryeziu.

Shija e redaktorit

Kongresmenja amerikane: Çdo agresion ndaj Kosovës përbën kërcënim për sigurinë...

Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që moti është...

The Guardian: Zyrtarët amerikanë u bindën nga provat e Qeverisë...

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator të këtij viti, e ka marrë edhe vëmendjen ndërkombëtare. Së fundmi, gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”,...

Anton Cena me tre medalje, dy të arta dhe një...

Anton Cena, garues nga Kosova për Lojërat e 11-të për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës, ka arritur t'i fitojë tri medalje, dy të arta dhe...

Të fundit nga rubrika