Të kërkojmë ndihmë me kohë, për një shëndet mendor më të mirë!

E mërkura e shëndetit mendor në Radio Dukagjini, sonte u fokusua tek kërkimi me kohë i ndihmës tek ekspertët e shëndetit mendor.

E ftuar për të diskutuar për këtë në kuadër të emisionit “Jeto” me Xheneta Asllanin, ishte psikologia Atifete Syla.

Psikologia deklaroi se tek ne, ekspertët e shëndetit mendor vizitohen shumë rrallë, edhe në rastet kur kemi të bëjmë me çrregullime të shëndetit mendor, pasi njerëzit që kërkojnë ndihmë stigmatizohen. Sipas saj, shumë nga ne as nuk e dijmë se çfarë është psikologu. Ai nuk është psikiatër, sipas Sylës psikologu ndihmon edhe në parandalimin e shfaqjes së çrregullimeve më të mëdha në rast se kërkohet ndihma e tij kur kemi probleme më të vogla.

Syla deklaroi se psikologu mund të na ndihmojë në modifikimin e sjelljes ose të mendimeve. Këto të fundit përmes ndikimit në gjendjen emocionale, shkaktojnë edhe ndryshimin e sjelljeve. Nëse mendimet janë negative, gjendja jonë emocionale dhe si rrjedhojë edhe sjelljet do të jenë negative. Psikologu ka për detyrë t’i ndryshojë këto sjellje negative të personit në pozitive, e kësisoj duke ndërruar edhe gjendjen emocionale dhe sjelljet e tij.

Nëse personi me mendime negative nuk kërkon ndihmë me kohë, këto mendime shëndërrohen në bindje, e bindjet sipas psikologes janë shumë vështirë të hiqen, duke mbetur peng i bindjeve të gabuara gjatë gjithë jetës, e që mund të sjellë me kohë edhe probleme serioze të shëndetit mendor.

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika