Të martën, mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjente për dhunimin e 11-vjeçares
Të martën, do të mblidhet Grupi Përgjigjes Emergjent për rastin e rëndë të dhunimit, ka bërë të ditur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Tinka Kurti. Një reagim i tillë i deputetes ka ardhur si shkak i rastit të dhunimit të 11-vjeçares. Sipas mediumit Kallxo.com, dhunimi ka ndodhur nga ora 17:30 deri në 00:33, kështu viktima […]
Të martën, do të mblidhet Grupi Përgjigjes Emergjent për rastin e rëndë të dhunimit, ka bërë të ditur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Tinka Kurti.
Një reagim i tillë i deputetes ka ardhur si shkak i rastit të dhunimit të 11-vjeçares.
Sipas mediumit Kallxo.com, dhunimi ka ndodhur nga ora 17:30 deri në 00:33, kështu viktima ka qenë viktimë e dhunës seksuale për shtatë orë.
“Mllefin duhet ta kthejmë në drejtësi. Asnjë vajzë më. Asnjë. Bash asnjë”, ka shkruar deputetja Kurti, në Facebook.
Ndërkaq, Gjykata Themelore e Prishtinës, për RTV Dukagjini e ka konfirmuar masën e paraburgimit për dy të dyshuarit.
Rasti i dhunimit në Prishtinë, Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve















