Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se të martën, më 10 shkurt do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa fshatra të Komunës së Gjakovës.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 12:00 deri në 15:00 dhe do të prekë fshatrat, Palabardhë, Dobrigjë, Novosellë e Ulët, Bitesh, Dujakë dhe Hereq.

Nga KRU “Gjakova” bëhet e ditur se shkak i ndërprerjes janë punimet teknike në rrjetin e ujësjellësit, konkretisht dislokimi i gypit në fshatin Palabardhë.