Të martën parashihet mot i nxehtë, vende-vende riga shiu

Të martën është parashikuar se do të mbajë mot i ngrohtë dhe me pak vranësira, me mundësi të reshura shiu

Mot me diell në Kosovë

Të martën parashihet mot me diell dhe vranësira ndërsa, me mundësi të reshura shiu. Nga e mërkura më ftohtë, me mot më të qëndrueshëm dhe më shumë diell në pjesën e dytë të javës, parashikon “Prishtina Weather”.

Të martën mbrëma dhe paraditen e së mërkurës depërtimi i një sistemi frontal do të mund të sjell kushte për rrebeshe shiu me bubullima.

Ndërsa nga dita e enjte do të kemi mot më të qëndrueshëm dhe me më shumë diell, mirëpo me mëngjese mjaft të ftohta.  Nga e premta dhe fundjavë temperaturat marrin trend rritës përreth vlerave më mesatare.

Më 17 maj, kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.  Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Më 18 maj, feskët, paradite me reshje të dobëta shiu.  Ditën vransirat fillojnë të shpërndahen.

Më 19 maj në mëngjes ftohtë.  Ditën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell, por mbetet më freskët.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 13C, mirëpo ditën e enjte dhe premte zbresin në 4C e 5C, ndërsa maksimalet pasi rritën deri në 28C ditën e martë, të mërkurën e enjten zbresin edhe në 17C e 18C.

Fillimisht frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-8m/s, e nga dita e mërkurë frynë edhe erë më e fuqishme nga krahu verior 7-15m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave mesatare, e më pas në rritje të lartë mbi vlera normale.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika