Të martën, ZPS paraqet deklaratën përmbyllëse ndaj Salih Mustafës

Gjatë së martës, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të paraqesë deklaratën përmbyllëse për Salih Mustafën

Ilustrim

Gjatë së martës së 13 shtatorit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të paraqesë deklaratën përmbyllëse për Salih Mustafën. Ndërsa, aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”, njofton Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Tutje, në këtë komunikatë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, raporton Betimi për Drejtësi.

Salih Mustafa në aktakuzën e konfirmuar akuzohet në kuadër të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika