Të mbijetuarit e masakrës ndaj familjes Berisha, dëshmitarë të gjenocidit serb në Kosovë

Dhimbje e lot ka pasur në Suharekë, ku është shënuar 25 vjetori i masakrës kundër familjes Berisha, të cilës iu vranë 49 anëtarë. Përderisa 3 mbijetuan, 20 të tjerë mbeten ende të pagjetur. Gramos Berisha, një prej të mbijetuarve të masakrës, ka folur për ditën më të rëndë të jetës së tij, por edhe për shpresën që do t’i gjejnë edhe të tjerë familjarë që ende janë të zhdukur

Vështirë mund të gjendet një tjetër 8 vjeçar në botë, që mund të ketë përjetuar diçka të ngjashme me atë që ka përjetuar Gramos Berisha.

Ai është një prej të mbijetuarve nga masakra prej më të rëndave në Kosovë, e kryer 25 vjet më parë ku ushtria serbe vrau në gjakftohtësi 49 anëtarë të familjes Berisha nga Suhareka.

Ai bashkë me nënë e tij dhe gruan e axhës, kishin kërcyer nga një kamion që po i bartte ata drejt një varreze masive, për ta treguar kështu historinë që nuk është e lehtë ta tregosh.

“Kamioni u nis në drejtim të Prizrenit më të gjithë trupat dhe rrugës, mami me ka thirr ka pas qef me ma pa ftyrën edhe ni herë dhe kur me ka pa që jam gjallë tha hajde me mamin kërcejmë prej kamionit dhe para neve ka kërcy nga kamionin gruaja e axhës”, tha Gramoz Berisha- I mbijetuar i masakrës.

Ai tregon nga kamioni i cili kishin kërcyer, kishin dëgjuar edhe të tjerë familjarë që kishin folur por e kishin të pamundur t’i shpëtonin.

Prej 49 anëtarëve të familjes, 20 prej tyre janë ende të pagjetur, me gjurmë e krimit makabër që u ruhen ende brenda një lokali të shndërruar në muze, të cilin, tani Gramos Berisha që është Zëvendëskonsull në Konsulatën e Kosovës në Stutgart të Gjermanisë, e viziton shpesh.

Kërkimi për të tjerë anëtarë të familjes, vazhdon.

Trupat e të vrarëve të familjes Berisha, ishin gjetur në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë, një prej varrezave masive ku ishte tentuar të fshiheshin krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika