Të mbijetuarit nga tërmeti do të strehohen në disa hotele në Antalia

Presidenti i Turqisë Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se disa hotele në Antalia, do të strehojnë të mbijetuarit nga tërmeti.

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar punimet edhe të martën për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e mijëra ndërtesave të rrëzuara nga një tërmet me magnitudë 7.8 dhe pasgoditje të shumta që goditën Turqinë lindore dhe Sirinë fqinje, me zbulimin e më shumë trupave duke e çuar numrin e të vdekurve në më shumë se 5 mijë.

“Duke filluar nga vendet afër zonës së fatkeqësisë, po bëhen planet e nevojshme për t’i vënë në shërbim hotelet që tashmë kanë pezulluar aktivitetet e tyre për shkak të sezonit të dimrit”, ka thënë Erdogan në një fjalim.

“Vetëm në rajonin e Antalias janë përgatitur 50 mijë shtretër për këtë qëllim”, ka thënë ai, teksa shtoi se “rreth tetë mijë njerëz u shpëtuan nga rrënojat deri më tani”, shkruan CNN.

Të plagosurit që u trajtuan pasi u shpëtuan, u dërguan në spitalet e zonave të tjera të vendit, veçanërisht në Mersin, Stamboll dhe Ankara.

Deri më tani, 54 mijë tenda dhe 102 mijë shtretër janë dërguar në rajone, dhe 53 mijë e 317 personel shpëtimi po punojnë në zonën e tërmetit.

Terminalet e transmetimit satelitor janë dërguar në rajon me qëllim që të mos ketë ndërprerje në komunikim.

Vendet nga e gjithë bota kanë dërguar ekipe për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit dhe agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë ka thënë se më shumë se 24 mijë e 400 personel emergjence janë tani në terren.

Por me një zonë kaq të gjerë territori të goditur nga tërmeti i së hënës dhe gati 6 mijë ndërtesa të konfirmuara se janë shembur vetëm në Turqi, përpjekjet e tyre u shpërndanë paksa.

Përpjekjet për të arritur të mbijetuarit janë penguar dhe nga temperaturat nën zero dhe afër 200 lëkundjet e pasme, të cilat e bënë të rrezikshëm kërkimin nëpër struktura të paqëndrueshme.

Shija e redaktorit

“Komplot-i” nis të hënën në Televizionin Dukagjini

Rrëfimet për të djeshmen dhe të ardhmen, në formën e të vërtetave dhe gënjeshtrave, e mbështjellin shpesh njëra-tjetrën në botën në të cilën jetojmë. Pas...

“Do të doja të dielën të marshoja me ju, kriminelët...

Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se do të donte të merrte pjesë në marshin e së dielës...

Certifikohen pjesëtarët e FSK-së për mbështetje me zjarr indirekt

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt, të premten e 31 marsit. “Me qëllim të përgatitjes profesionale të...

Të fundit nga rubrika