“Të mbyturit dhe të shpëtuarit” u promovua edhe në Tiranë

Me 8 shkurt është promovuar në Tiranë libri “Të mbyturit dhe të shpëtuarit” i autorit Primo Levi

Më 8 shkurt në Tiranë është promovuar libri “Të mbyturit dhe të shpëtuarit” i autorit Primo Levi.

Libri “Të mbyturit dhe të shpëtuarit” është libër me ese, i shkruar nga autori italian me origjinë hebreje, Primo Levi, një prej të mbijetuarve të kampeve naziste të përqendrimit.

Në tetë esetë e këtij libri, Levi analizon me kthjelltësi, duke rikujtuar përjetimet e tij të dhunës fizike e psikologjike, universin e kampeve të përqendrimit.

Në njëri nga kapitujt kryesorë, të titulluar “Zona gri”, ai shpjegon se kufiri mes xhelatëve dhe viktimave nuk është aq i qartë.

Libri pasqyron korrupsionin ekonomik, zvetënimin moral të të burgosurve dhe natyrën e brishtë të qenies njerëzore.

Drejtori i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Alessandro Ruggera, ka përshëndetur dhe falënderuar të pranishmit në promovimin e veprës.

Në këtë promovim në panel ishin: përkthyesja Aida Baro, Fabio Levi, president i Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve, Primo Levi, Nevila Nika, historiane, Elsa Demo, gazetare, dhe u moderua nga Liridona Bytyçi nga Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

Fabio Levi e cilësoi librin e Primo Levit si sprovë reflektive të tij dhe, sipas tij, një ndër burimet e këtij libri janë pyetjet e vazhdueshme të studentëve që ai i kishte marrë. Kurse përkthyesja Aida Baro shpjegoi se gjatë përkthimit të kësaj eseje të gjatë me 8 ndarje, është munduar ta transmetojë sa më mirë në shqipen, ndonëse ka qenë sfidues si proces.

Gazetarja e studiuesja, Elsa Demo, bëri përqasje mes Levit dhe autorëve shqiptarë, të cilët dëshmuan krimet e diktaturës në Shqipëri, dhe Nevila Nika theksoi rëndësinë e botimeve të tilla për kujtimin e këtyre ngjarjeve.

“Për mbështetjen e këtij botimi falënderojmë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Ministrinë Italiane të Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për kontributin e tyre, që e bënë të mundshëm botimin e këtij libri në shqip”.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika