Të mërkurën do të protestohet kundër rritjes së çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë

Të mërkurën e 1 shkurtit do të protestohet para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës për shkak të rritjes së çmimeve të qirasë për lokale

Komuna e Prishtinës

Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit dhe punëtorët e lokaleve në Prishtinë do të protestojnë të mërkurën e 1 shkurtit para komunës për shkak të rritjes së çmimeve të qirasë për lokale.

Protesta është planifikuar të fillojë nga ora 9:00, para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës.

Një protestë të tillë e kanë paralajmëruar NPB përmes një njoftimi për media.

“Për shkak të situatës së krijuar me rastin e rritjes së çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë, nga Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit dhe punëtorët e lokaleve, po ashtu edhe qytetarë të tjerë, do të protestojnë në shenjë revolte për këtë padrejtësi, në këtë kohë kur po përballemi me krizë ekonomike”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës ka ngritur së fundi edhe çmimet e biletave njëdrejtimëshe të trafikut urban.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika